Telegrafi

Pema e vjetër që u rrëzua në një autostradë angleze, mbyti shoferin dhe lëndoi rëndë katër pasagjerë të një veture (Foto)

Derisa po vozisnin nëpër një autostradë në Surrey të Anglisë, është rrëzuar një pemë dhe u ka rënë sipër, duke shkaktuar aksident me fatalitet.

Për pasojë, shoferi ka mbetur i vdekur, teksa katër pasagjerë kanë marrë lëndime serioze dhe po trajtohen në reparte intensive, transmeton Telegrafi.

Mbrojtësit e ambientit, kanë gjetur se pema ishte e vjetër dhe e kalbur përbrenda. Derisa degët u shpërndanë, trungu vazhdoi të qëndronte në mënyrë vertikale, derisa u sharrua deri në rrënjë.

Ekspertët konsiderojnë se fajtorë për rrëzimin e papritur të pemës, në një pasdite kur nuk kishte ndonjë stuhi, është kalbja e brendësisë dhe reshjet e pa ndërprera dhe i ngrohti që mbajti së fundmi. /Telegrafi/