Derisa po vozisnin nëpër një autostradë në Surrey të Anglisë, është rrëzuar një pemë dhe u ka rënë sipër, duke shkaktuar aksident me fatalitet.
Për pasojë, shoferi ka mbetur i vdekur, teksa katër pasagjerë kanë marrë lëndime serioze dhe po trajtohen në reparte intensive, transmeton Telegrafi.
Mbrojtësit e ambientit, kanë gjetur se pema ishte e vjetër dhe e kalbur përbrenda. Derisa degët u shpërndanë, trungu vazhdoi të qëndronte në mënyrë vertikale, derisa u sharrua deri në rrënjë.
Ekspertët konsiderojnë se fajtorë për rrëzimin e papritur të pemës, në një pasdite kur nuk kishte ndonjë stuhi, është kalbja e brendësisë dhe reshjet e pa ndërprera dhe i ngrohti që mbajti së fundmi. /Telegrafi/