Një tragjedi ka ndodhur dje në Belgjikë pasi një pemë e Krishtlindjes e lartë 20 metra ka rënë mbi tre persona, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje.
Agjencia e lajmeve, Belga raporton se aksidenti ka ndodhur për shkak të një ere të fortë.
Tregu i Krishtlindjeve në Oudenaarde u mbyll pas incidentit ndërsa skena ku ndodhi tragjedia është rrethuar dhe një hetim është duke u zhvilluar.
Kerstboom valt omver in Oudenaarde. Er valt 1 dodelijk slachtoffer. Een klimaatdode. ☝️ Vroeger waaide het niet. pic.twitter.com/9RRdB1V97r
— Koen Godderis (@koengodderis) December 22, 2023
Ajo që po përcaktojnë autoritetet policore është nëse pema e Krishtlindjes ka rënë për shkak të sigurisë së dobët.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet pema e Vitit të Ri duke u lëkundur para se të bjerë.
Mediat raportojnë se menjëherë pas aksidentit, rreth njëzet persona kanë ardhur për të ngritur pemën dhe kanë liruar dy persona, ndërsa i treti është shpëtuar më pas nga ekipet e shpëtimit. Pak më vonë, njëri nga tre viktimat ka ndërruar jetë në spital.
Mediat lokale cituan gjithashtu kryetarin e bashkisë të thoshte se shirat e dendur dhe erërat e forta rrëzuan pemën. /Telegrafi/