Albin Kurti renditet i dyti në listën e liderëve më të pëlqyer sipas hulumtimit të Kantar TNS, Index Kosova.
I pari i Vetëvendosjes pëlqehet më së shumti në Komunën e Gjilanit me 73%, ndërsa në komunat e Rrafshit të Dukagjinit më pak me rreth 50%.
Llogaritur në vite, viti 2010 është viti në të cilin Kurti u angazhua në fushën politike dhe e ka pasur pëlqyeshmërinë më të lartë deri në 2018.
Pëlqyeshmëria më e ultë për Albin Kurtin ka qenë në vitin 2015.
Këto të dhëna janë publikuar nga Visar Berisha, menaxhues i projektit të Kantar TNS, Index Kosova në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit. Hulumtimi është bere nga viti 2003 deri ne këtë vit dhe matja është bere çdo gjashtë muaj.