Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të dielën deklaroi se TikTok u kthye pasi aplikacioni u mbyll në Shtetet e Bashkuara përpara ndalimit që ishte vendosur të hynte në fuqi.
“Që sot, TikTok është kthyer”, tha Trump në tubimin e tij në kryeqytetin e vendit në prag të inaugurimit të tij, përcjell Telegrafi.
Trump tha të dielën se ai do të lëshonte një urdhër ekzekutiv pas inaugurimit të tij për të vonuar zbatimin e ligjit “të heqjes dorë ose ndalimit”.
Disa orë më vonë, aplikacioni dhe faqja e internetit e TikTok filluan të kthehen për përdoruesit amerikanë.
@dailymail Trump announced the return of TikTok at his victory rally. ‘I like TikTok!’ he declared. 🎥 Reuters #trump #politics #donaldtrump #news #tiktokban
Platforma e mediave sociale ia atribuoi kthimin Trumpit, duke i mirëpritur përdoruesit me një njoftim që thoshte: “Faleminderit për durimin dhe mbështetjen tuaj. Si rezultat i përpjekjeve të Presidentit Trump, TikTok është kthyer në SHBA!”.
“Ne fituam në TikTok dhe republikanët nuk e kanë fituar kurrë votën e të rinjve”, tha Trump në tubimin e tij në Capitol One Arena, duke shtuar, “Kështu që më pëlqen TikTok”.
Trump shtoi: “Unë thashë se duhet të shpëtojmë TikTok sepse po flasim për një (aplikacion) të jashtëzakonshëm – kush në këtë audiencë është me TikTok? Shumë? Po, është shumë popullor. Dhe sinqerisht, ne nuk kemi zgjidhje, duhet ta shpëtojmë atë”. /Telegrafi/