Këngëtari i ri Xexi, publikoi këngën e tij “Via Albania” më 14 gusht.
Një këngë e bukur dhe verore, ka bërë që publiku ta mirëpresë këngëtarin e ri duke pëlqyer në masë projektin e tij.
Kënga është e punuar nga DMS dhe E Beats, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Xexi.
Masteringu i është besuar studios Volt Media, e cila tash e një kohë merret me promovimin e talenteve të rinj.
“Via Albania” është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit XL Films.
Deri më tani, kjo këngë është klikuar mbi 30 mijë herë në kanalin YouTube. /Telegrafi/