Ditë më parë, Gjiko dhe Skerdi e lansuan bashkëpunimin “Si Bugatti”, të cilin e shoqëruar me videoklip.
Producenti i shumë hiteve, Big Bang Beats, qëndron prapa kësaj kënge, e cila është incizuar nga RedBox Entertainment.
Kënga është me muzikë ritmike dhe verore, ndërsa tekstin e kanë shkruar dy protagonistët.
Për xhirimin e klipit është kujdesur produksioni Entermedia dhe videoja muzikore i përshtatet këngës.
Veturat e shtrenjta dhe femrat atraktive e zbukurojnë akoma më shumë këtë videoklip, i cili është pëlqyer shumë nga fansat.
Dy ditë pas publikimit, videoklipi është shikuar afro 1.3 milion herë në YouTube.
Në ndërkohë, Gjiko dhe Skerdi vazhdojnë angazhimet e mëdha në mbrëmjet muzikore gjatë këtij sezoni, teksa kanë sjellë edhe një hit të radhës. /Telegrafi/