Site icon Telegrafi

Pëlqehet shumë kënga e re e Bebe Rexhës “In the name of love”, ja sa klikime ka marrë? (Video)

Këngëtarja Bebe Rexha ka një javë që ka publikuar këngën e saj më të re “In the name of Love” në bashkëpunim me Martin Garrix.

Ndonëse është publikuar vetëm në versionin ‘audio’ në youtube, ka arritur të pëlqehet dhe të marrë miliona klikime.

Kënga deri më tani ka arritur të grumbullojë mbi 14 milion klikime vetëm brenda një jave, një shifër relativisht e lartë kjo për një këngë e cila është publikuar pa videoklip.

Videoklipi i këngës është publikuar dje(e martë) në Apple Music, e ndërsa shumë shpejt pritet të dalë edhe në youtube./Telegrafi/

Exit mobile version