Ndërkohë që po bën rolin e modeles, Oriola Marashi ka bërë një set të ri fotografik, ndërsa disa prej imazheve i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Duke vënë në plan të parë figurën e saj trupore dhe format për t’u admiruar, bukuroshja shqiptare ka pozuar në mënyrë tërheqëse.
Për më shumë, disa prej fotografive të postuara, ajo i ka shoqëruar edhe me mesazhe në përshkrimet e tyre.
“Duaje veten, se askush tjetër nuk do të të dojë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ku numëron rreth 268 mijë ndjekës.
“Mafia e bukur”, është një tjetër përshkrim i Oriolës, ndërkohë që fotografitë e postuara kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Më herët gjatë muajit shkurt, pikërisht në Ditën e të dashuruarve, bukuroshja e kishte publikuar një fotografi, në të cilën pozonte me të brendshme të zeza në mënyrë shumë atraktive.
Theksojmë që krahas të qenit një modele e popullarizuar, Oriola Marashi është e shkolluar për muzikë dhe ka kohë që e ka paralajmëruar karrierën e saj si këngëtare.
Mirëpo, deri më tani nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, pos që ka qenë pjesë e disa videoklipeve shumë të suksesshme. /Telegrafi/