Telegrafi

Pëlqehet projekti “Paris Milano” nga Geasy dhe Majk

Është pritur mirë projekti i fundit nga Getoar Selimi dhe Majk.

Dyshja që lansuan kështu projektin tjetër të radhës së bashku, treguan se dinë të vijnë ndryshe.

Së pari publikoi projektin “Dashni me Raki”

Kësaj radhe në një projekt më ritmik me dinamizëm më të madh, dyshja shfaqen mjaft atraktiv në këtë videoklip.

Projekti u punua në muzikë nga RzonMusic, kurse melodia është realizuar nga vet artistët.

Videoklipi është punuar nga Imagine Films dhe është xhirimet janë realizuar në Budvë.

Projekti tashmë ka afro tri milionë klikime në ditën e pestë të lansimit.

Getoar Selimi së shpejti pritet të publikojë projektin e ri të tij./Telegrafi/