Telegrafi

Pëlqehet projekti i Bleros dhe Fatlume Popovcit

Këngëtari Blero Muharremi ditë më parë publikoi projektin e ri të tij.

Ai zgjodhi për bashkëpunim këngëtaren e re, Fatlume Popovcin, me të cilën lansoi këngën e re.

Videoklipi është punuar nga Imagine Films, ndërkaq për dukjen e Bleros është përkujdesur Valdrin Sahiti.

Kënga është realizuar nga Fatmir Muja në tekst, e në muzikë nga Prygo, Astrit Stafaj dhe Johan Bejerholm.

Dhe, projekti “Plaga Ime” që është një ribërje nga “Do Not Worry about our fate” prej Ron Biton është pëlqyer shumë nga publiku.

Balada e rikthen Bleron në stilin e tij të zakontë, ndërkaq Faltume Popovci duket mjaft me perspektivë në skenën muzikore.

Ajo është një prej emrave të rinj me të cilët ka nënshrkuar kompania e Bleros dhe Argjir Regjës, Mish Mash Entertainment. /Telegrafi/