Site icon Telegrafi

Pëlqehet nga Florentino Perez, Allegri shihet si pasues i Zidanet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dy kandidatë për të zëvendësuar Zinedine Zidane në fund të këtij sezoni.

Gazeta spanjolle Marca raporton se nëse Reali do ta përfundojë sezonin pa trofe, Zidanes do t’i kërkohet të japë dorëheqjen nga presidenti.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thuhet se është favorit i Florentino Perezit, ndërsa Massimiliano Allegri është gjithashtu në shqyrtim.

Lexo po ashtu Pochettino shihet si pasues i Zidanet te Reali

Ashtu si Pochettino, Allegri është një agjent i lirë pasi u largua nga Juventusi sezonin e kaluar.

Pochettino tashmë ka njoftuar ndërmjetësit e PSG-së që të mos e konsiderojnë atë si një zëvendësim të Thomas Tuchel pasi dëshiron të qëndrojë gati për Realin.

Reali është akoma në garë në Ligën e Kampionëve, pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Manchester Cityt, ndërsa ndeshja kthyese është shtyrë.

Mbretërit gjithashtu janë dy pikë pas Barcelonës në krye të tabelës në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version