Mesfushori italian i Romës, Bryan Cristante, është në radarin e klubit anglez, Arsenalit.
Sipas mediumit Calciomercato.com, Arsenali planifikon të dërgojë skautë për të parë Cristanten në ndeshjen kundër Lecces të dielën.
Atributet e 24-vjeçarit përshtaten me ritmin e lartë të futbollit të Ligës Premier, duke e bërë atë një objektiv ideal për Topçinjtë.
https://twitter.com/ArsenalNews_HQ/status/1230472160919085057
Pasi ka trashëguar një skuadër të përbërë nga lojtarët e afruar nga paraardhësit e tij, Unai Emery dhe Arsene Wenger, trajneri i ri, Mikel Arteta po planifikon të rregulloj mesfushën e tij gjatë verës.
Duket se italiani Cristante, i cili mund të operojë kudo në tri vendet e mesfushës, ka dalë si një objektiv i mundshëm në listën e blerjeve të menaxherit të ri.
Megjithatë, Roma nuk heq dorë lehtë nga ylli i tyre, së paku jo pa paguar rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/