Që në ditët e para të publikimit të këngës “Mbi re”, fansat e kanë pëlqyer këtë bashkëpunim.
Të shtunën (29 korrik), Buta dhe Ledri Vula lansuan duetin e tyre, i cili u publikua me videoklip.
Ndërsa, tri ditë pas publikimit, videoja muzikore e kësaj kënge është shikuar mbi një milionë herë në YouTube.
Bravestarr e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa Albion Bislimi ka bërë incizimin, miksimin dhe masterizimin.
Videoklipi është realizuar nga produksioni Supercut me regji të Veton Bekteshit. /Telegrafi/