Site icon Telegrafi

Pëlqehet “Kurgjo nuk Kallxojna” nga Dafina Zeqiri, arrin një milion në pak ditë

Dafina Zeqiri ka vazhduar me sukseset e saj.

Bukuroshja e skenës muzikore solli para pak ditësh projektin e saj të fundit “Kurgjo nuk Kallxojna”.

Ky projekt u pëlqye shumë nga adhuruesit e këngëtares, duke u dëgjuar mbi një milionë herë në YouTube në pak ditë.

Projekti është punuar në muzikë nga Cricket dhe vet Dafina.

Videoklipi u realizua nga produksioni Entermedia.

Për Dafinën ishte ky projekti i parë pas verës, ku ajo pati hitin “Kalon” me Lumi B.

Shumë shpejt Duffye sjell projektin e ri me Noizyn, i shumëpritur nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version