Artisti shqiptar, Don Destani, rreth një muaj më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “First Kiss”.
Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube.
Producimi i këtij projekti u bë nga Nego me video të kompletuar nga N’pik Creative.
Përveç në YouTube, kënga tashmë ndodhet edhe në platformat e tjera muzikore.
Don Destani po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë dhe duket të jetë një emër premtues në skenë.
Ai në vijim pritet të sjellë edhe shumë prurje të reja muzikore. /Telegrafi/