Telegrafi

Pëlqehet kënga e Ritës me Liam Payne (Video)

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 09: Rita Ora attends the Capital FM Jingle Bell Ball with Coca-Cola at The O2 Arena on December 9, 2017 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)

Në ditët e para të vitit 2018, Rita Ora pasi uroi fansat e saj për festat e fundvitit u premtoi se shumë shpejt do të sillte projekte të reja për ta.

Një ndër këto projekte është bashkëpunimi me këngëtarin e grupit “One Direction”, Liam Payne dhe së bashku ata publikuan këngën për filmin “Fifty Shades Freed”.

Menjëherë pas publikimit, kënga “For You” pati një ndikim të jashtëzakonshëm te publiku, duke kryesuar kështu listën në iTunes për Mbretërinë e Bashkuar.

Rita dhe Liam publikuan pjesë të këngës në Instagram, duke i falënderuar fansat e tyre për mbështetjen.

“Dua t’ju them faleminderit shumë për gjithë mbështetjen ndaj meje dhe Liam Payne për këngën ‘For You’! Liam është shumë i këndshëm për të punuar dhe mezi pres që të performojmë drejtpërdrejt me të”, ka shkruar Rita në një postim.

Në ndërkohë, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka mbajtur një koncert në Gjermani. /TCH/Telegrafi/