Telegrafi

Pëlqehet kënga e re e Zanfina Ismailit (Video)

Zanfina Ismaili ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “S’je ai mo”.

Një këngë ritmike-pranverore e solli mjaft në formë këngëtaren Ismaili, duke bërë që kënga të pëlqehet që në momentet e para të publikimit.

Në vetëm dy ditë pas publikimit, “Sje ai mo” ka arritur mbi 100 mijë klikime në kanalin YouTube, si dhe dëgjohet thuajse në çdo kafeteri të kryeqytetit.

Lexo po ashtu Premierë: Zanfina Ismaili publikon klipin e ri "S'je ai mo" (Video)

Fakti që në këtë këngë Zanfina erdhi pak më e veçantë në stil, duke kënduar në një pjesë të saj edhe me repturë, bëri që fansat ta pëlqejnë edhe më shumë veçanërisht atë pjesë.

Hiti i ri i këngëtares është punuar nga Liberian Selimi, me tekst të Sparrow, dhe klip të realizuar bukur në brigjet e bregdetit shqiptar nga M Production. /Telegrafi/