Telegrafi

Pëlqehet kënga e re e Rita Orës “New Look”

Këngëtarja shqiptare me famë në rrafshin ndërkombëtar, Rita Ora, po vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj.

Biondja, e cila po vazhdon të jetë tejet e angazhuar në muzikë, pëlqehet mjaft shumë për prurjet e veçanta që sjell.

Gjatë kësaj jave bukuroshja jonë publikoi me videoklip këngën e re “New Look”, ndërsa u mirëprit nga fansat e saj.

 

Ky projekt i lansuar para tri ditëve deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë shikime në platformën YouTube.

Lexo po ashtu Tetë lokacione të veçanta të Dubait, që Rita Ora promovoi në klipin e saj të ri "New Look"

Veç tjerash, këngëtarja Ora ka promovuar edhe tetë lokacione atraktive të Dubait, teksa është kujdesur për çdo detaj të klipit.

Ndërkaq, Rita është duke vazhduar me koncerte të ndryshme anembanë botës dhe të fundit performancë e kishte në Hungari. /Telegrafi/