Pesë ditë më parë, Orhidea Latifi publikoi këngën e saj të re me videoklip, që mban titullin “Pe du”.
Ndërsa deri më tani, videoja muzikore e kësaj kënge është shikuar mbi një milion herë në YouTube që është dëshmi se kjo këngë pëlqehet në masë të madhe dhe është në rrugë për t’u bërë hit.
“‘Pe du’, një milion. Faleminderit shumë të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen”, ka shkruar Kida në një postim në rrjetet sociale.
Ndryshe, kënga “Pe du” është mjaft verore, ndërsa në një bisedë të mëhershme për Telegrafin, këngëtarja kishte treguar rreth punës për këtë projekt.
“Në këngën time të re, kësaj radhe vij solo, është një këngë shumë ritmike-verore , e cila fillimisht është realizuar si gjithnjë nga Zzap dhe Chriss, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Fero. Kënga ‘Pe du’ trajton një temë dashurie, e cila është shumë e përshtatshme për verën”, kishte thënë Kida. /Telegrafi/