Këngëtarët e njohur Genc Prelvukaj dhe Mimoza Shkodra sollën para pak ditësh bashkëpunimin e tyre më të ri “Jemi nda”.
Një këngë ritmike e punuar nga vet Genci, dhe e shoqëruar me një klip mjaft veror të punuar nga Black Fish, ishte projekti i duhur për ta sjell dyshen së bashku në një bashkëpunim interesant në fillimin e sezonës së verës.
Që në ditët e para të publikimit, kënga ka arritur të fitojë simpatinë e publikut dhe të shënojë edhe shifra të larta klikimesh në YouTube.
Mbi 340 mijë herë është klikuar “Jemi nda” e Gencit dhe Mimozës deri më tani, ndërsa duket se kjo shifër do të vazhdojë në rritje, pasi kënga ka arritur të zërë vend në listën e këngëve më të pëlqyera të momentin nga publiku. /Telegrafi/