Telegrafi

Pëlqehet kënga e re “Diva” nga Rimi dhe Readi (Video)

Dy reperët e rinj të skenës, Rimi dhe Readi javën e kaluar kanë publikuar projektin e tyre të ri.

“Diva” mban titullin kënga e tyre e re, tekstin e së cilës e kanë shkruar vet reperët, ndërsa për muzikën është kujdesur Defro Beats.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube me një klip të punuar nga Future Films.

Në vetëm një javë pas lansimit, kënga ka filluar të pëlqehet, duke u klikuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale.

“Diva”, duket të jetë suksesi i radhës për dy artistët e rinj të estradës. /Telegrafi/