Përveç të qenit një prej këngëtareve të suksesshme, Nora Istrefi njihet edhe për dukjen e saj atraktive.
Fansat e saj e çmojnë atë nga ana fizike, ndërsa fotografitë e publikuara në rrjetet sociale marrin pëlqime të shumta.
Këto ditë, Nora ka bërë një fotosesion dhe duket për mrekulli.
Ajo ka pozuar para aparatit të fotografit Norik Uka dhe disa prej fotografive i ka publikuar në Instagram.
Këngëtarja është e veshur me një fustan të gjatë që e shfaq mjaft sensuale.
Sa i përket anës profesionale, një prej projekteve të fundit të Norës është bashkëpunimi me Gjikon, “Gabime”.
Videoklipi i kësaj kënge është pëlqyer shumë nga fansat dhe ka kaluar shifrën prej 20 milionë shikimesh në YouTube.
Njeriu i shumë hiteve, Big Bang dhe produksioni Redbox Entertainment qëndrojnë prapa kësaj kënge. /Telegrafi/