Telegrafi

Pëlqehet “Hallall e Ke” nga PM, Dagz dhe Lindoni, dëgjohet edhe në Londër

PM dhe Dagz duket se e kanë gjetur së fundmi recetin për sukses dhe atë po e replikojnë me shumë efikasitet.

Dy deejayt të njohur të skenës muzikore shqiptare së fundmi publikuan bashkëpunimin me Lindon Berishën, yllin e muzikës RnB.

“Hallall e ke” quhet projekti i tyre që u prit shumë mirë nga publiku shqiptar.

Së fundmi artistët performuan edhe në Prishtinë, ku hiti i tyre u këndua më shumë nga publiku se prej vet tyre.

Ndryshe, artistët kanë publikuar edhe disa postime në InstaStory ku kënga e tyre dëgjohet edhe në Londër.

Ky është vetëm vazhdim i suksesit për dyshen, që suksesshëm publikuan edhe këngën me Ukin.

Shumë prejt Dagz dhe PM pritet që të vijnë edhe me projekte të reja. /Telegrafi/