Site icon Telegrafi

Pëlqehet “Gang Gang”, klipi i Feros arrin tre milionë shikime për një javë

Pas sukseseve me këngët “A pe din qysh” dhe “Bakshish”, javë më parë Fero e lansoi këngën e paralajmëruar kohë më parë, me titull “Gang Gang”.

Kënga e re është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e reperit duke ia shtuar faktin se ai ka arritur t’i bëjë një promocion shumë të mirë në rrjetet sociale.

Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në YouTube më 2 shkurt dhe tash pas tetë ditësh është shikuar rreth tre milionë herë.

“Gang Gang” është realizuar me muzikë nga producentët e njohur Zzap dhe Chriss.

Tekstin e ka shkruar vet Fero, ndërsa videon muzikore e ka xhiruar produksioni Filmnation.

Fero vazhdon të jetë sensacion në javët e fundit, ndërsa ka paralajmëruar edhe shumë këngë të suksesshme.

“A pe din qysh” deri më tani ka arritur shifrat prej 4.3 milionë shikimesh në YouTube, derisa “Bakshish” është shikuar mbi 3.5 milionë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version