Këngëtarja Adelina Berisha dje (e mërkurë) ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Bonita”.
Me një këngë të punuar nga RedBox dhe paraqitje provokuese si çdo herë, Adelina erdhi më e freskët se kurrë në klipin e saj të ri.
Që në momentet e para të publikimit, kënga është pëlqyer mjaft dhe ka arritur edhe shifra të kënaqshme klikimesh në YouTube.
Këngë e kërkuar në radiostacione të ndryshme dhe përzgjedhja si hit i ditës, tregon për suksesin aktual që po gëzon “Bonita”.
Ndryshe, këngëtarja vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/