“Birthday” është projekti që e riktheu Ghetto Geasyn solo, ndërsa kënga e re është pranuar shumë mirë nga fansat e reperit.
Kënga e re është prodhuar nga Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Getoar Selimi.
Miksimi i “Birthday” është bërë nga JoJo, kurse videoklipin e ka realizuar produksioni Entermedia.
Dhe vetëm një ditë pas publikimit në YouTube, afro gjysmë milionë fansa e kanë shikuar klipin e ri të Getit.
“Berlusconi” ishte projekti i fundit solo i Getit i lansuar në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa është shikuar 8.8 milionë herë deri më tani.
Më pas, në korrik të këtij viti, ai erdhi së bashku me anëtarët tjerë të BabaStars në projektin “High4Real” që numëron shtatë milionë shikime në YouTube.
Në shtator, Geti i dha fund beqarisë duke u martuar me prezantuesen e njohur, Marina Vjollca.
Fansat presin projekte tjera të suksesshme nga reperi, i cili ka ditur të sjellë hite të shumta. /Telegrafi/