Telegrafi

Pëlqehet bashkëpunimi “M’ke mungu” nga Bruno dhe Nora Istrefi, në vetëm pak ditë është gati të arrijë një milion klikime

Që pas daljes nga Big Brother VIP kosova, sukseset për këngëtarin Bruno nuk kanë munguar.

Vetëm pak ditë më parë, ai solli një bashkëpunim me këngëtaren Nora Istrefi, të titulluar “M’ke mungu”.

Kënga e zhanrit R&B është pritur tejet mirë nga fansat, duke u shndërruar në një nga hitet e momentit.

Në vetëm pak ditë pas publikimit, kënga ka arritur të shënojë mbi 700 mijë klikime në kanalin YouTube dhe është shumë pranë milionëshit të parë.

Ky duket të jetë vetëm fillimi për Brunon, i cili ka premtuar të jetë mjaft aktiv në muzikë për fansat e tij këtë verë.

Duket se fama e rritur nga spektakli BBVK ka ndikuar për mirë në karrierën e Brunos, i cili tashmë po mbledh frytet e suksesit falë angazhimit të tij në këngë. /Telegrafi/