Këngëtarët Pranvera Bytyqi dhe Xhavit Lezi në fillim të muajit nëntor, sollën bashkëpunimin e tyre më të ri.
Bëhet fjalë për këngën “Ndarja”, e cila është një baladë që i dedikohet dashurisë së humbur.
Teksti dhe vija melodike e kësaj kënge janë realizuar nga Kreshnik Avdiu, gjersa për orkestrimin është kujdesur Ardian Kastrati.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur Jetmir Buzhala.
Bashkëpunimi i tyre duket të jetë pritur vërtet mirë nga publiku, dhe kjo vërtetohet nga komentet e shumta që dyshja kanë marrë në YouTube.
Pranvera dhe Xhaviti janë shumë aktiv në tregun muzikor me projekte të shumta e koncerte të ndryshme.
Ata pritet që të jenë të pranishëm edhe në shumë prej programeve festive. /Telegrafi/