Projekti i ri i Bleros, “A thu” i lansuar ditë më parë është mirëpritur nga publiku.
Për 24 orë projekti ka regjistruar nga Onima Media që mirëmban kanalin e Bleros rreth 300 mijë klikime.
Pos klikimeve, edhe numri i pëlqimeve është pozitiv mbi 3 mijë pëlqime dhe 130 të tjerë që i kanë dhënë notë negative klipit në YouTube, shkruan Telegrafi.
Edhe komentet janë kryesisht pozitive.
Projekti është punuar nga Fatmir Muja, Prygo, Astrit Stafai, Johan Bejerholm, Besnik Berisha, teksa projekti është ripërpunim i këngës “Levadi” nga Adam Omar. /Telegrafi/