Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë Kinën të normalizojë nivelin e presionit ndaj Tajvanit, të cilin e konfirmoi me disa ditë stërvitje ushtarake pas vizitës së saj në ishullin e pretenduar nga Pekini.
“Ajo që ne kemi parë me Kinën është se ata po përpiqen të krijojnë një lloj normaliteti të ri dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha Pelosi, raporton reuters.
Kina njoftoi sot se ka “përfunduar detyra të ndryshme” rreth Tajvanit, por do të vazhdojë patrullimet e rregullta.
U.S. House Speaker Nancy Pelosi said the purpose of her visit to Taiwan was to say that ‘we have this strong relationship built on the status quo,’ adding that the U.S. would not ‘allow China to isolate Taiwan’ pic.twitter.com/YD9y0IdPmX
— Reuters (@Reuters) August 10, 2022
Kjo mund të nënkuptojë se disa ditë lojërash luftarake kanë marrë fund, pasi Pekini vazhdon të ushtrojë presion mbi ishullin vetëqeverisës.
I zemëruar nga vizita e javës së kaluar së Pelosit, një kritike e zëshme e Kinës, Pekini ka zgjatur stërvitjet më të mëdha ndonjëherë rreth Tajvanit që fillimisht ishin planifikuar të zgjasin katër ditë.
“Ne shkuam atje për të lavdëruar Tajvanin. Ne shkuam atje për të treguar miqësinë tonë, për të thënë se Kina nuk mund ta izolojë Tajvanin”, tha Pelosi.
Ajo qeshi kur u pyet për njoftimin e Kinës se do të merrte sanksione kundër saj, “Kujt i intereson? Kjo është dytësore për mua, nuk ka fare rëndësi”. /Telegrafi/