Telegrafi

Pelosi fjalë të mëdha për Zelenskyn, fjalimin e tij e krahasoi me atë të Churchillit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, qëndroi pranë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky derisa ai mbajti një fjalim para ligjvënësve amerikanë.

Madje ajo shpalosi së bashku me zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris flamurin ukrainas kaltër e verdhë, të cilin ia dhanë Zelenskyt ushtarët ukrainas në Bakhmut, transmeton Telegrafi.

Gjatë fjalimit Zelensky falënderoi popullin amerikan dhe administratën e Joe Biden që po mbështet fuqishëm Ukrainën, e cila po lufton për të çliruar vendin nga pushtuesit rusë.

E fjalimi i tij duket se i pëlqeu shumë Pelosit, e cila dukej e emocionuar me stafin e saj duke ecur në korridorin e Kongresit amerikan.

Ajo i pyeti nëse u pëlqeu fjalimi i fuqishëm i Zelenskyt, të cilin e krahasoi me kryeministrin britanik Winston Churchill, i cili njihej për fjalimet e tij plot emocione. /Telegrafi/