Një pëllumb me një trup muskuloz ka habitur njerëzit kur një video e tij u përhap në rrjet.
Videoja u bë virale në Twitter, pasi një përdorues gjeti një pëllumb të gjatë të jashtëzakonshëm, transmeton Telegrafi.
“Ashtu si lloje të ndryshme të qenve shtëpiakë, pëllumbat e zbutur vijnë në të gjitha format dhe madhësitë si ky pëllumb i dredhur”, thuhej në postim.
Në shikim të parë, pëllumbi në ngjyrë gri dhe me të bardhë, duket si një zog i zakonshëm që mund të vërehet rrugës.
@pigeonstv English Pouter pigeons #pigeonstv #pigeon ♬ original sound – Pigeons Tv
Por është më i gjatë, me këmbë të gjata dhe pupla të bardha që i mbulojnë shputat.
Pamja e tij ka bërë që njerëzit të pyesin se çfarë lloj zogu është. /Telegrafi/