Pëllumb Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës.
Telegrafi Maqedoni mëson se Vela mbrëmë ka propozuar dorëheqjen e tij para organeve të partisë së tij, Aleanca për Shqiptarët, ndërsa gjatë ditës pritet që të zyrtarizohet dorëheqja e tij, si dhe të bëhen të ditura shkaqet.
Vela është kuadër i Aleancës për Shqiptarët, i cili u emërua drejtor i Spitalit të Tetovës, pasi ASH vendosi të bëhet pjesë e qeverisë./Telegrafi/