Menaxheri i Manchester City Manuel Pellegrini ka zbuluar se ‘qytetarët’ ishin afër nënshkrimit me mesfushorin e Real Madridit, Iscon.
24-vjeçari për një kohë të gjatë është duke luftuar për të siguruar një vend në formacionin e Zinedine Zidane-s, në një konkurrencën me Luka Modriçin, James Rodriguez dhe Gareth Bale.
“Për çdo futbollistë është një ëndërr për të luajtur në Madrid. ISCO kishte rregulluar gjithçka për të kaluar te ‘qytetarët’, por ai me pas përfundimisht vendosi për Madridin”, ka thënë Pellegrini.
“Unë nuk dua t’i analizojë arsyet. Unë e kuptoj se ai donte të luajë në Madrid. Ai mori një përvojë që e bëri atë të rritet. Ai është në një ekip të madh, gjithmonë stërvitet me lojtarë të mëdhenj”, ka theksuar tekniku kilian.