Site icon Telegrafi

Pellegrini: E merituam titullin, besova te Caballero

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, thotë se nuk ka dyshuar kurrë në aftësitë e portieri Willy Caballero që ishte heroi i “Qytetarëve” në finalen e Kupës së Ligës duke pritur tri penalti.

Caballero ishte në formë duke pritur tri nga gjuajtjet e “Të Kuqve” në penalti, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1, transmeton koha.net.

“E di se disa media ishin gati të më kritikonin nëse Willy do të bënte një gabim, por unë i besova dhe jam shumë i lumtur që kemi fituar titullin për lojtarët, klubin, fansat dhe stafin dhe për Willyn, sepse e meriton”, ka thënë ai për “SkySports”.

Pellegrini, që do të largohet nga City në fund të sezonit, e fiton këtë titull për herë të dytë.

 

Exit mobile version