Telegrafi

Pelle transferohet në Kinë, e pabesueshme paga që do ta marrë

Sulmuesi italian, Graziano Pelle edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra angleze Southampton.

Pas paraqitjes të mirë në Euro 2016 me për të kishte oferta të shumta por ai ka vendosur për kampionatin kinez.

Pelle u kërkua me ngulm nga dy skuadrat angleze Everton dhe Chelsea, mirëpo ai zgjodhi ekipin Shandong Luneng.

Shandong ka paguar 12 milionë funte për transferimin e Pelles në elitën e futbollit kinez.

Pelle ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me skuadrën kineze ku do të fitojë hiq më pak se 40 milionë euro. /Telegrafi/