Kampionati kinez i futbollit përfundoi. Ndërkohë, për futbollistët e famshëm që u transferuan atje pas ofertave faraonike, duket se kanë nisur të shijojnë frytet e punës së mundimshme.
Një gjë të tillë ka nisur të bëjë edhe Graziano Pellè, të cilin nuk mund të mos e shoqëronte e fejuara e tij, Vicky Varga.
Çifti është parë i lumtur teksa shijon pushimet në Meksikë, pas një ndalese turistike në Beverly Hills.
Futbollisti italian me partneren e tij janë parë mes plazheve të jashtëzakonshme meksikane, sikurse edhe me automjete luksoze.
Pele prej kohësh kaloi te kampionati kinez, ku ka treguar performanca të mira.
Megjithatë, ai tash po shijon jetën private.
Ndryshe, Pele nuk zuri vend në përfaqësuesen e Italisë. /TCH/