Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka folur pas vdekjes së Mohammad Alit.
Pele dhe Ali ishin shumë miq të mirë dhe këtë e konfirmoi edhe braziliani, por ajo që është interesante është se Ali e kishte pranuar se futbolli ishte sport më i bukur.
“Ai thoshte se ishte vëllai im. Ne kemi pasur shumë raste të qëndronin bashkë pasi kemi punuar së bashku për fëmijët në Unicef”.
“Një herë më tha se futbolli ishte më i bukur se boksi, por se ai ishte më i bukur se unë”.
“Për herë të fundit e kam parë në vitin e kaluar, ku bëmë një intervistë për një spital brazilian. Muhammad Ali ishte shok, idoli dhe heroi im. Kemi shpenzuar shumë kohë së bashku dhe kemi arritur të mbajmë një lidhje shoqërore të mirë gjatë viteve. I dëshiroj parajsën dhe i dërgoj forcë dhe dashuri familjes së tij”, ka thënë Pele. /Telegrafi/