Telegrafi

Pele shtrohet sërish në spital, vuan nga tumori në zorrën e trashë

Legjenda e futbollit, Pele, është kthyer në spital dhe po trajtohet për një tumor të zorrës së trashë.

Pele u shtrua në spital për gati një muaj në fillim të këtij viti pasi iu hoq një tumor në zorrën e trashë.

Pele, tani 81 vjeç, tani është ripranuar në spital për trajtim të mëtejshëm.

Kampioni i trefishtë i botës u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo ‘për trajtimin pasues të tumorit të zorrës së trashë të identifikuar në shtator të këtij viti’, thuhet në deklaratën e ekipi mjekësor.

“Pacienti është stabil dhe pritet të lirohet në ditët në vijim”, mbyllet komunikata.

Tumori u gjet gjatë kontrolleve rutinë në gusht, ndërsa Pele ishte liruar nga spitali më 30 shtator. /Telegrafi/