Site icon Telegrafi

Pele shtrihet sërish në spital

Pele u shtrua në spital, por ai është në gjendje të stabilizuar dhe do të dalë nga spitali në ditët në vijim.

Përmes një deklarate, spitali “Israelita Albert Einstein” bëri të ditur se pranimi i “O’Rei” do të vazhdonte me trajtimin e një tumori të zorrës së trashë.

“Edson Arantes do Nascimento u shtrua në spitalin Israelita Albert Einstein për të vazhduar trajtimin për një tumor të zorrës së trashë, të identifikuar në shtator 2021”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu Tre herë brenda pak muajve i shtrirë në spital - kjo është gjendja e Peles

Pele, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori, është në gjendje të mirë dhe së shpejti do të lirohet nga sanatoriumi, shton dokumenti.

Gjendja e tij klinike është e mirë dhe stabile, dhe daljen nga spitali duhet të ndodhë në ditët në vijim”, përfundon deklarata e shkurtër.

Kampioni i botës tre herë me Brazilin iu hoq tumori i zorrës së trashë në shtator të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ai ka bërë vizita të rregullta në spital për të vazhduar trajtimin. /Telegrafi/

Exit mobile version