Legjenda braziliane e futbollit, Pele, është shtrirë në një spital, mirëpo nuk është në rrezik për jetën – raporton RMC Sport.
78-vjeçari kishte pasur temperaturë të lartë dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa arsyeja pse është shtrirë është etiketuar si një “masë paraprake” për të parandaluar ndonjë komplikim eventual.
Përfaqësuesit e ish-futbollistit të madh brazilian nuk e kanë komentuar akoma gjendjen e Peles.
Ce soir j’ai eu la chance de passer un moment unique avec la légende vivante @Pele 🇧🇷👑.
Merci à @Hublot pour cette merveilleuse soirée 👊🏽😄. #MbappéxPelé pic.twitter.com/oDFktAGP1C— Kylian Mbappé (@KMbappe) April 2, 2019
Ikona e futbollit ka qëndruar në Francë për t’u takuar me yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.
Gjatë takimit me anësorin francez, braziliani ka thënë se ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë te PSG-ja. /Telegrafi/