Telegrafi

Pele beson se yjet braziliane do t’ia sjellin titullin Liverpoolit

Legjenda braziline, Pele, thotë se do të jenë superyjet e futbollit brazilian, Alisson dhe Roberto Firmino ata që do të udhëheqin klubin anglez drejt titullit të kampionit.

The Reds nuk janë shpallur kampionë që prej sezonit 1989-1990, pra që afro tri dekada.

Liverpooli shpenzoi më shumë se secili rival tjetër në afatin kalimtar dhe konsiderohet prej skuadrave më të kompletuar.

E sipas Peles, janë yjet braziliane ato do të kenë impaktin e madh në lojën e Liverpoolit.

“Është fillimi i Ligës Premier. Kush mendoni se do ta fitojë titullin? Për mua, do të jetë Liverpooli, Alisson dhe Firmino”, potencoi Pele.

Liverpooli u mposht në finale të Ligës së Kampionëve në fund të sezonit të kaluar.

The Reds fillojnë sezonin në Ligën Premier me një paraqitje ndaj West Hamit të dielën. /Telegrafi/