Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Pejë, kur një veturë është përplasur për shtyllën e ndriçimit publik.
Një veturë e tipit “BMW”, për arsye të panjohura është përplasur për një shtyllë të ndriçimit në hapësirën në mes dy korsive të rrugës në qytetin e Pejës, raporton Telegrafi.
Nga fotografitë që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura ëshët dëmtua, kurse shtylla e ndriçimit është rrëzuar.
Nuk dihet nëse në këtë aksident ka të lënduar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/