Janë bërë përditshmëri raportimet për parkimin e veturave zyrtare në vende të ndaluara.
Nuk janë vetëm zyrtarët e institucioneve qeveritare që bëjnë shkelje të rregullave të komunikacionit, por edhe ata që e kanë për obligim të përkujdesen për mbarvajtjen e komunikacionit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Një foto e dërguar nga një qytetar në adresë të emisionit “Zyra e ankesave” që transmetohet në RTV Dukagjini, tregon si një veturë e policisë është parkuar në trotuar dhe farë pranë zebrave.
Ky parkim i veturës nga policia, është bërë në qytetin e Pejës./Telegrafi/