Telegrafi

Pejë, rezultojnë negativë në coronavirus 22 punonjës të spitalit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka njoftuar se kanë rezultuar negativë në coronavirus 22 pjesëtarë të personelit shëndetësor.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Testohen dhe dalin negativë 22 pjesëtar të Personelit Shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. 28 Prilli Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë këtë vit sikur edhe kudo në botë e ka gjetur Personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë duke u ballafaquar me sëmundjen e coronavirusit ku me ofrimin e shërbimeve shëndetësore ekziston edhe rreziku i infektimit”.

Lexo po ashtu COVID-19 në Kosovë- Numri i personave të prekur nëpër komuna

Tutje në njoftim bëhet e ditur se testimi 22 pjesëtarëve të personelit shëndetësorë është bërë pasi një mjeke kishte rezultuar pozitiv në COVID-19.

“Në fundjavën e kaluar një mjeke ka dalë pozitive në testimin e bërë dhe si rrjedhojë në Repartin e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë dje është bërë testimi i 22 pjesëtarëve të Personelit në këto Reparte dhe fatmirësisht të gjithë kanë dal negativë. Duhet theksuar se përdorimi i mjeteve mbrojtëse dhe dezinfektimi i vazhdueshëm janë dy faktorët që po e mbrojnë Personelin e Spitalit dhe ambientet Spitalore në mënyrë që ata që kanë nevojë ti marrin shërbimet shëndetësore të sigurt dhe si duhet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri më tani në Komunën e Pejës janë konfirmuar 70 raste me coronavirus, ndërsa gjithsej në Kosovë 780 persona./Telegrafi/