Telegrafi

Pejë, nga 92 për qind të votave të numëruara, LDK është e para

Nga 92 për qind të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Pejës po prin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

LDK ka arritur të marrë 13253 vota (32,43 për qind), e përcjellur nga AAK – PSD e cila ka marrë 11067 (27,08 për qind) vota, Lëvizja Vetëvendosje me 8977 vota (21,97 për qind), PDK me 3985 vota (9,75 për qind), Nisma-AKR-PD me 611 vota (1,50 për qind), dhe subjektet tjera me 2963 vota (7,25 për qind). /Telegrafi/