Telegrafi

Pejë, gjendet një granatë dore e pashpërthyer

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se në “Katund të Ri” të Pejës një person ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një granatë dore të pashpërthyer.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 07:45.

Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim ka bërë shpërthimin e mjetit në vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/