Policia e Kosovës bëri të ditur se në “Katund të Ri” të Pejës një person ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një granatë dore të pashpërthyer.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 07:45.
Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim ka bërë shpërthimin e mjetit në vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/