Site icon Telegrafi

Pejë, dyshime se një person ftoi dhëndrin në shtëpi për ta vrarë – ai iku i plagosur

Për qejf e thirri në shtëpinë e tij por një person nga Lutogllava e Pejës po dyshohet se ka prerë në besë burrin e motrës së tij pasi e plagoi prapa shpinës të shtunën mbrëma.

44 vjeçari duke u shtir si i vdekur, kishte arrit që i gjakosur të ik nga aty për të kërkuar shpëtim.

Policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit dhe konfiskoi një AK47.

Lexo po ashtu Tentim vrasje në Pejë, arrestohet i dyshuari

I pandehuri që ngarkohet për tentim vrasje në mënyrë dinake bashkë me armën e dyshuar, njëherë iku e pastaj u vetëdorëzua.

A.G u dërgua fillimisht në spitalin e Pejës e prej aty në QKUK dhe sipas gruas së tij është jashtë rrezikut për jetë.

Ajo të dielën i tha Klanit se vëllai pas ngjarjes ishte personalisht dhe atë me fëmijë e dërgoi në shtëpinë e tij në Lutogllavë.

Sipas saj, konflikte të mëhershme mes familjeve nuk kishte kurrë, dhe plagosja e të shoqit u bë në mënyrë aksidentale nga vëllai, gjë që e ka deklaruar edhe në polici.

Exit mobile version